Historiku

Iniciativa për themelimin e Federatës së Minigolfit të Kosovës ka nisur në Shtator 2010.
FMGK është themeluar në Shtëpin e Sporteve në Prishtinë zyrtarisht me 27 Korrik 2011 dhe është pranuar në Federatën Botërore të Minigolfit me 21 Gusht 2011 në Kuvendin e Federatës Botërore të Minigolfit në Stokholm të Suedisë.


Është Federata e dytë e pranuar Ndërkombëtarisht në Kosovë dhe numëron pesë klube nga tre rajone të Kosovës në përputhje me ligjin për sport në Kosovë. Pjesë e Federatës janë klubet ‘’First Block’’,  ‘’Sunny Hill’’ dhe ‘’Tick Media’’ nga Prishtina, klubi ‘’Dardana’’ nga Kamenica, si dhe ‘’Eko Club’’ nga Mitrovica.

Federata e Minigolfit ndonëse që nga fillimi është ballafaquar me munges të mjeteve financiare ka qenë mjaft shumë aktive nga themelimi i saj duke marr pjesë në gjashtë Kampionate Botërore dhe në shtatë gara ndërkombëtare. Ka fituar tetë medalje nga Kampionatet e ndryshme, gjashtë të bronzta, një të argjendë dhe një të artë, pastaj gjashtë medalje nga turnet Ndërkombëtar, dy të bronzta dy të argjenda dhe dy të arta.

Nga gjithsej 20 lojëtar sa janë të rexhistruar aktiv, 15 prej tyre kanë paraqitje zyrtare nëpër gara ndërkombëtare. Këto statistika të jashtzakonshme tregojnë për një punë me përkushtim të madhë dhe një qasje disciplinore nga ana e drejtuesve të Federatës që nga dita e parë e themelimit të sportit të Minigolfit në vendin tonë.

Pa dyshim suksesi më i madhë i Federatës konsiderohet organizimi i Kampionatit ‘’World Adventure Golf Masters 2016 – Kosovo’’ që ishte ngjarja kryesore në botë për vitin 2016 në Minigolf ku moren pjesë 15 shtete, por edhe ngjarja sportive më e madhja në Kosovë në po këtë vit.

Radhitja në vendin e tretë në këtë ngjarje me ekipin A të Kosovës në kategorin e ekipeve ku në përbërje ishin katër lojëtar, pastaj radhitja në vendin e tretë dhe të katërt në kategorin individuale ishin rezultatet dhe shpagimi i punës dhe ushtrimeve që kishin nisur në vitet 2010 dhe 2011 duke i vendosur fuqishëm bazat e këtij sporti në Republikën e Kosovës.    

Ngjarja kryesore

World adventure Golf masters 2016

Për herë të parë në Ballkan, nga data 25 qershor në Kosovë mbahet Kampionati "World Adventure Golf Masters" 2016 ne fushen e Prishtina golf-it.

Garues nga 15 shtete do të marrin pjesë ne këtë eveniment në një fushë e cila konsiderohet ndër me te mirat dhe me sfidueset në botë.

Shiko më shumë