Për herë të parë në Ballkan, nga data 25 qershor në Kosovë mbahet Kampionati "World Adventure Golf Masters" 2016

Per here te pare ne Ballkan, nga data 25 qershor në Kosovë mbahet Kampionati "World Adventure Golf Masters" 2016 ne fushen e Prishtina golf-it.

Garues nga 15 shtete do te marrin pjese ne kete eveniment ne nje fushe e cila konsiderohet nder me te mirat dhe me sfidueset ne bote. 

Minigolf Open standard (MOS) është verzioni i katërt i aprovuar i fushave të Minigolfit nga Federata Botërore e Minigolfit në vitin 2007. Njëherazi është verzioni më modern i Minigolfit i cili ngjason me lojen e vërtet të golfit dhe gjithashtu luhet me topa të golfit.

Kampionati World Adventure Golf Masters është evenimenti kryesor në sistemin MOS të Minigolfit. Si Kampionat është themeluar në vitin 2010 në Britani të Madhe. World Adventure Golf Masters 2016 Kosovo është evenimenti më i rëndësishem për vitin 2016 në mbarë botën, dhe për herë të parë marrin pjesë përfaqësues të 15 shteteve.
Ashtu sikurse në sportin e boksit edhe Minigolf ka katër verzione të Kampionateve botërore. 
Negociatat për sjelljen e këtij Kampionati në Kosovë kanë filluar në Maj të vitit 2014, ndërsa projekt propozimi nga ana e FMGK-s është dërguar në fund të vitit 2014, për tu shpallur organizator fitues në Prill të vitit 2015.

Federata e Minigolfit e Kosovës është e përgaditur për tu ballafaquar me secilin reprezentacion në fushën e vet, për arsye të përvojës së madhe dhe ushtrimeve të gjata të cilat janë bërë nga viti 2010.

Lajme tjera

Në fushën e Prishtina golf u organizua ndeshja miqësore me reprezentacionin e Kroacisë me ç’rast edhe i

Në qytetin historik Hastings të Mbretërisë së bashkuar është mbajtur Kampionati ‘’World Adventure

Kosovo Open 2012 – dedikuar për Dino AsanajNë një vjetorin e themelimit të Federatës së Min

Në Shtator 2012 FMGK udhëtoi në Stamboll për të marr pjesë në garën ndërkombëtare ‘’Istanbu

British Minigolf Open 2014 ka qenë vazhdimësi e zhvillimit të garave Ndërkombëtare jash

Pjesëmarrja në Czech Masters 2015 e Vullnet Mustafës dhe suksesi drejt vendit të parë në Çeki.

Per here te pare ne Ballkan, nga data 25 qershor në Kosovë mbahet Kampionati "World Adventure Golf M

Ngjarja kryesore

World adventure Golf masters 2016

Për herë të parë në Ballkan, nga data 25 qershor në Kosovë mbahet Kampionati "World Adventure Golf Masters" 2016 ne fushen e Prishtina golf-it.

Garues nga 15 shtete do të marrin pjesë ne këtë eveniment në një fushë e cila konsiderohet ndër me te mirat dhe me sfidueset në botë.

Shiko më shumë